Shtyhet në Shtator pr/ligji për Gjykatën e Lartë, PS: Pasaktësi
Tiranë- Shqyrtimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë do të bëhet në Shtator. Komisioni i Ligjeve ka marrë këtë vendim sepse opozita e ka kundërshtuar shqyrtimin e tij dhe ka kërkuar ndërprejen e punimeve për këtë pr/ligj.
Ndërsa deputeti Fatmir Xhafa kërkoi që ky dekret të zgjidhet me konsensus dhe jo nga pazaret e mazhorancës.
Më herët deklaratat e opozitës janë kundërshtuar nga kreu i komisionit, Ilir Rusmajli, i cili ka thënë se nuk ka argumenta që vërtetojnë pasaktësinë e ligjit. Gjithashtu ka kërkuar që ky ligj të votohet pasi pa votat e opozitës kjo gjë është e pamundur, sepse miratimi i tij kërkon 84 vota.
Drafti duhet të ecë para dhe PS-ja duhet të heqë dorë nga paketa kushtetuese. Nëse PS-ja formulon kërkesën që nuk e voton ligjin atëherë ai do të hiqet nga rendi i ditës- tha Rusmajli.
Një ditë më parë kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj u shpreh se në gjykatën që ajo drejton ka një numër të madh çështjesh për gjykim, dhe shumë dosje mbeten në sirtar sepse rritja e vendeve vakant ka bërë që numri i gjyqëtarëve të jetë i pakët. Kjo sipas saj ka sjellë vonesa në mbylljen në kohë të proceseve.
/IDEA/