Shqipëria zhgënjen edhe në Qemal Stafa
Shqipëri-Rumani 1-1
Shënues: Salihi 24 / Luchu 77
Shqipëria: Ujkani Lila, Dalku, Cana, Roshi (Muzaka 82), Lilaj, Lala, Teli, Salihi, Bakaj (Hyka 67), Bogdani (Januzi 46)
Trajner: J.Kuzhe
Rumania: S.Lung Luchin, Tama, D. Goian, Latovlevici Nicoli (Torje 64), Lazr (Bucur 88), Bourceanu, Coci Marica (Stancu 49), Mutu. Trajner: T.V.Piturca
Kartonë të verdhë: Januzi / Nicolita
Ka nisur me një befasi të hidhur, por ndoshta të pritshme, ndeshja me Rumaninë. Tifozët kuqezinj, si kurrë më parë, e kanë braktisur kombëtaren e tyre. Të zhgënjyer pafund nga benjaminët kuqezinj, që performancës së dobët në gjysmën e dytë të këtij edicioni kualifikues, që pas fitores me Bjellorusinë në Tiranë, i vunë vulën e turpit me humbjen në Luksemburg, nuk kanë preferuar të jenë të pranishëm në stadiumin Qemal Stafa kësaj here. Edhe ata rreth 2 mijë tifozë në total, që kanë bërë të kundërtën, kanë shpërthyer në një moment zemërimi, duke hedhur fishekzjarre në fushën e lojës sapo ka shënuar Rumania, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për gati 5 minuta. Pas katër humbjeve radhazi, dy herë ndaj Francës, një herë në Bosnjë dhe ajo në Luksemburg, Shqipëria e futbollit nuk ka arritur dot ta mbyllë me nder. Edhe pse përballë saj luante një Rumani me plot 7 mungesa titullarësh, edhe pse kuqezinjtë u betuan para sfidës për hakmarrje të disfatës turpëruese më 2007-tën, 6-1 në Bukuresht, kur drejtoheshim nga Oto Bariç. Sepse hakmarrja do këllqe, të cilat formacioni aktual i kombëtares sonë nuk i ka në nivelin e duhur. Goli i Salihit, në minutën e 24-t, vërtet e ka ngrohur sadopak atmosferën e ftohtë dhe të zbrazët në Qemal Stafa, por nuk ka arritur ti japë Shëqipërisë të ashtuquajturën fitore nderi. Sepse rumunët, në pjesën e dytë, kanë arritur të vendosin dalëngadalë diktatin e tyre në fushën e blertë, derisa kanë gjetur edhe golin e barazimit, në minutën e 77-të, me anë të Luchin. Në këtë mënyrë, kombëtarja jonë, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në grupin D kualifikues të Euro 2012, e mbyll në vendin e parafundit, në kuotën e 9 pikëve, duke lënë pas vetëm Luksemburgun.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme
Grupi A
Kazakistan 0-0 Austria
Gjermani 3-1 Belgjikë
Turqi 1-0 Azerbajxhan
Grupi B
Irlandë 2-1 Armeni
Maqedonia 1-1 Sllovaki
Rusi 6-0 Andorra
Grupi C
Slloveni 1-0 Serbi
Itali 3-0 Irlanda e Veriut
Grupi D
Shqipëri 1-1 Rumani
Francë 1-1 Bosnjë-Hercegovinë
Grupi E
Moldavi 4-0 San Marino
Hungary 0-0 Finlandë
Suedi 3-2 Holandë
Grupi F
Kroaci 2-0 Latvia
Malta 0-2 Izrael
Gjeorgji 1-2 Greqi
Grupi G
Bullgari 0-1 Uells
Svizër 2-0 Mal i Zi
Grupi H
Danimarkë 2-1 Portugali
Norvegji 3-1 Qipro
Grupi I
Spanjë 3-1 Skoci
Lituani 1-4 Çeki