Lezhë, 4 kuti bllokojnë mandatet e PD
LEZHE / ROLAND NIKOLLI
Katër kuti, për të cilat është bllokuar numërimi mund t’i sigurojnë PD-së mandatin e deputetit të pestë në qa-rkun e Lezhës. Megji-thatë, deri në mesnatën e mbrëmshme nuk ishte vendosur nga KQZ se si do të veprohej me to, duke e lënë zgjidhjen ditën e sotme. Edhe pse nuk ka përfunduar ende zyrtarisht procesi i numërimit të votave në rrethin e Kurbinit, Partia Demokratike ka marrë shumicën e votave dhe mandateve në Qarkun e Lezhës. Deri në orët e vona të mbrëmjes raporti i mandateve ka qenë 4 për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste. Ndërkaq katër kuti votimi nuk janë numëruar, pasi përfaqësuesit e Partisë Socialiste pretendojnë për manipulim të zgjedhjeve në këto qendra votimi. Bëhet fjalë për kutinë e votimit të fshatit Zhejë të rrethit Kurbin, ku mungon procesverbali e kësaj qendre. Ndërsa tri kutitë e tjera që kontestohen nga ana e subjektit të Partisë Socialiste akoma pa u numëruar, vijnë nga një qendër votimi në Laç, një në Fushë Kuqe, një në Adriatik dhe një në Mamurras. Në të gjitha këto qendra, votuesit nuk kanë regjistruar numrin e kartës së votimit apo letërnjoftimit. Kontestimet e opozitës kanë bërë që edhe procesi i numërimit dhe daljes së rezultateve përfundimtare të vonohen në këtë rreth, ku kryeson Partia Demokratike me 9067 vota ndaj Partisë Socialiste me 6184 vota, pra një diferencë të ndjeshme prej 2883 votash. Sipas burimeve zyrtare të KZAZ Kurbin, për të 4 kutitë e pahapura dhe të kontestuara nga opozita do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto kuti do të transportohen të mbyllura në Tiranë.
Ndërkohë mësohet se është larguar kryetarja e KZAZ Laç, e cila është kontestuar nga dy forcat politike PS dhe PD, gjatë procesit të numërimit të votave, duke mos arritur të gjente konsensus për zhbllokimin e situatave të krijuara në këtë qendër numërimi mes forcave politike. Edhe pse Partia Demokratike kryeson numrin e votave, në qytetin e Laçit, nëpër rrugët e qytetit ka nisur festa, më së shumti nga militantë socialistë që kanë dalë me flamuj të vendosur nëpër makina.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka më pak vota, ndërsa PDK-ja ka një përqindje më të lartë të votave në këtë rreth, krahasuar me partitë e tjera të vogla. Ky numër nuk bëhet ende i ditur nga KZAZ Kurbin, e cila pritet që nesër të shpallë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Ndërsa në Mirditë, Partia Demokratike kryeson me një diferencë të ndjeshme nga Partia Socialiste prej 1800 votash. Nuk ka patur asnjë problem gjatë numërimit të votave dhe kontestime. Në Lezhë është mbyllur pa probleme procesi i numërimit të votave dhe Partia Demokratike ka marrë 14.888 vota, Partia Socialiste 9606, LDK 1166, PAA 1289, LSI 602. Pritet rezultati përfundimtar i Kurbinit për të vendosur mbi mandatin e tretë për deputet të kandidatit të Partisë Socialiste, Armando Prenga. Partia Demokratike deri tani ka marrë katër mandate të sigurta.
Në zgjedhjet e këtij viti, e majta nuk ka marrë numrin e votave që priteshin në Mamurras, krahasuar me zgjedhjet lokale. Megjithatë në bazë të rezultateve paraprake, kjo parti ka arritur të marrë 2 mandate të sigurta dhe është në pritje të të tretit, ndërkohë që katër vjet më parë, e majta nuk ka marrë asnjë deputet në këtë qark.
qarku LEZHE
Alenca e Ndryshimit
PD 30252 vota
PR 1057 vota
PAA 1669 vota PDI 23 vota
PAD 312 vota
BLD 395 vota
PLL 983 vota
AMIE 11 vota
PADS 10 vota
PBK 81 vota
Bashkimi per Ndryshim
PS 20909 vota
PSD 2254 vota
PDS 236 vota
PBDNJ 287 vota G99 356 vota
Aleanca Soc. për Integrim
LSI 2440 vota
PSV 1379 vota
Numri i zgjedhësve votues 71726