E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Dibrës i jep PD 4 deputetë

 

PESHKOPI – Qarku i Dibrës i jep 4 mandate Partisë Demokratike dhe 2 Partisë Socialiste. Ky qark do ketë në Kuvendin e Shqipërisë deputetët Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha e Selami Xhepa nga PD dhe Sadri Abazi e Qemal Minxhozi nga PS. Pak kuti të mbetura në Peshkopi nuk pritet të ndryshojnë çështjen e mandateve. Dje pasdite u mbyll në Mat e Bulqizë procesi i numërimit, ndërkohë në rrethin e Dibrës deri në orët e mbrëmjes mbeteshin për t’u numëruar 20 kuti. Nga të dhënat paraprake mësohet se Aleanca për Ndryshim ka fituar 14.,500 vota, Bashkimi për Ndryshim 8,122 vota dhe LSI 900 vota. Sipas kryetarit të KZAZ nr.4 Dibër, Urim Merdini grupet e numërimit kanë vijuar punën në orët e para të ditës së djeshme. Procesi ishte ndërprerë sepse subjektet politike nuk kishin dërguar në KZAZ komisionerë me arsim të lartë, ashtu siç e përcakton ligji. Kutitë e panumëruara i përkasin qytetit të Peshkopisë, por nuk pritet të ketë ndryshime në raportin e mandateve. Anëtarë të KZAZ-së konfirmojnë se ka një tendencë rritje për PS-në në qytetin e Peshkopisë, por kjo nuk mendohet të sjellë ndryshime të rëndësishme për koalicionet e mëdha. Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila priste të merrte më shumë vota në këtë qark, në 130 QV ka marrë 900 vota. Vota në këtë rreth kanë siguruar edhe kandidatët e PDK-së e LZHK-së, duke u renditur pas LSI-së në këtë rreth. Sipas rezultateve, në rrethin e Matit dallohet qartë fitorja e thellë e koalicionit Aleanca për Ndryshim. Në 2 bashki e 10 komuna janë siguruar nga PD dhe aleatët e saj 14,354 vota. PS dhe aleatët kanë siguruar në 95 qendra votimi 7,778 vota. Në përfundim të procesit të numërimit vëzhguesit e PS-së dhe LSI-së në KZAZ nr.6, Mat kanë kundërshtuar vendimin e këtij komisioni në lidhje me dy kuti votimi. KZAZ pati vendosur mosnumërimin e dy qendrave të votimit, Rremull e Fullqet, vendim të cilin e ndryshoi dhe në të gdhirë të ditës së djeshme rinisi numërimi. Komisionerët e PS, LSI dhe Polit të Lirisë e braktisën procesin e numërimit të këtyre dy qendrave, por procesi i numërimit nisi nga një komisioner i vetëm, çka solli revoltimin e vëzhguesve të majtë. h.p

qarku DIBER

Alenca e Ndryshimit

PD    33288 vota
PR    1880 vota
PAA    351 vota   
PDI    29 vota   
PAD    232 vota   
BLD    904 vota
PLL    2101 vota
AMIE    97 vota   
PADS    32 vota
PBK    6 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    20735 vota
PSD    680 vota
PDS    263 vota   
PBDNJ     205 vota    G99    338 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI 3748 vota
PSV 120 vota

Numri i zgjedhësve që kanë votuar 70.583

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›