E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 500 punonjëse të Eurofish protestojnë për kotratat e punës

LEZHË- Punonjëset e stabilimentit të përpunimit të peshkut Eurofish në Lezhë vazhdojnë ende protestën e tyre. Pas bllokimit të superstradës Lezhë-Shkodër ditën e shtunë, sot ato janë grumbulluar në bulevardin Gjergj Kastrioti në qytetin e Lezhës duke u ndalur përpara varrezave të dëshmorëve.

Rreth 500 punonjëset kërkojnë nënshkrimin e kontratave kolektive si dhe rikthimin e tre kolegeve të larguara padrejtësisht nga puna. Ndërkaq paralajmërohet përshkallëzim i mëtejshëm i protestës ditën e enjte duke u zhvendosur drej Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Punëve dhe Cështjeve Sociale në Tiranë.

‘Punonjëset e Eurofish janë pushuar nga administratori në kundërshtim me kodin edhe ligjet e punës. Nëqoftëse zoti Shkreli deri ditën e enjte nuk ulet me sindikatën ditën po këtë ditë në ora 10.00 kemi para Ministrisë së Bujqësisë dhe para Ministrisë së Punës në kryeqytet bashkë me 500 gratë e Eurofish do organizojmë një protestë ku të detyrojmë në mënyrë që të detyrojnë punëdhënësin të lidhi kontrata kolektive se ka bërë një marrëveshje me sindikatën që brënda datës 31 do të lidhë kontrata kolektive per punonjëset.’:- shprehet përfaqësuesi i sindikatave.

Protestat e punonjësve të stabilimentit të përpunimit të peshkut në Lezhë vijojnë përreth 2 muaj, ndërkohë që janë intensifikuar në 2 javët e fundit. Shkaku fillestar i nisjes së këtyre protestave ka qenë kërkesa për përmisimin e kushteve të punës dhe rritje e nivelit të pagave

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›