E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI nxit drejtesine te zbuloje te implikuarit ne kontrabanden e naftes

Organizata Transparency International vleresoi arrestimet e tregtareve te naftes si perpjekje per te goditur trafiqet dhe per te vendosur rregull ne biznesin e hidrokarbureve ku cmimet kane dale jashte cdo kontrolli dhe garancie mbi cilesine.

Perfaqesuesi i kesaj organizate ne Shqiperi Lutfi Dervishi deklaroi per Zerin e Amerikes se kontrabanda qe dyshohet se benin te pandehurit eshte revoltuese per shume aresye. Sipas tij kjo skeme kontrabande tregon se nje seri institucionesh shteterore nuk funksionojne dhe sektori i antikrimit ekonomik te prokurorise ka shume pune per te bere.

Zoti Dervishi tha se nje hetim gjyqesor i thelle duhet te nxjerre ne drite shkaqet se pse nuk u kapen keta kontrabandiste nga inspektoriati i cilesise se hidrokarbureve pse nuk u zbuluan ata nga forcat e rendit publik nga tatimet nga doganat dhe nga institute te tjera te kesaj fushe apo nga organizata te tjera biznesi.

Perfaqesuesi i Transparency International Albania thote se hetimi eshte e nevojshme te perfshije jo vetem veprimet e ketyre personave te arrestuar por edhe te atyre qe i favorizuan ne cdo hap. Po ashtu ne sferen e ketij e hetimi sipas Transparency International jane abuzimet e konsiderueshme financiare me cmimet e karburanteve mashtrimi i klienteve si edhe shkaterrimi i makinave dhe mjedisit nga nafta me cilesi te keqe.

Nga ana tjeter Dhoma e Tregtise dhe Industrise e Tiranes shprehu shqetesimin se tregtaret e kesaj fushe po trajtohen ne menyre te pabarabarte dhe se kjo vale arrestimesh po demton imazhin e biznesit shqiptar. Ne deklaraten e kesaj organizate theksohet se arrestimet e disa sipermarresve vendas krijuan nje situate paniku dhe pasigurie dhe se masat e arrestit nuk jane dhene sipas ligjit nderkohe qe prokuroria po dekonspiron hetimet publikisht duke shkaterruar imazhin e bizneseve edhe pse me ligj prezumohen te pafajshem.

Reagimet e ketyre organizatave erdhen sot pasi Gjykata e Tiranes mbajti sot ne arrest burgimi pa afat 12 te arrestuarit e dyshuar per kontrabande me naften Vergin. Gjykata i mori masat e arrestit pasi degjoi akuzat e Prokurorise ndaj tyre mashtrim me pasoja te renda shperdorim detyre falsifikim dokumentesh dhe pastrim te produkteve te vepres penale.

Grupi i te arrestuarve dy dite me pare perfshin biznesmene dhe administratore te dy kompanive punonjes tatimore doganiere dhe kater shofere te automjeteve te renda ndersa nje person tjeter eshte shpallur ne kerkim nga policia. Prokuroria e bazoi akuzen ne te dhenat se dy kompani te tregtimit te naftes blinin naften bruto te vendit nga kompania ARMO dhe e shitnin ne tregun e brendshem si nafte importi e cilesise se pare. Disa anije benin levizje boshe ne det si mashtrim per eksportin ndersa keto veprime mbuloheshin nga punonjes te doganave e tatimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›