E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kontrabanda e naftës mbrohet nga mafiozët në PS

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar për shpifje kryesocialistin Edi Rama në lidhje me skandalin e naftës ‘Virgin’.
Në një deklaratë për mediat PD thekson se socialistët janë të dërrmuar nga goditja e kontrabandës së naftës dhe përpiqen të fshehin që ato janë protagonistët kryesor të skandalit, pasi kontrabanda e naftës ka qënë e hapur që në kohën kur ato ishin në pushtet.

‘Partia Demokratike sqaron edhe njëherë se kjo kontrabandë ka qënë hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. U denoncuan dhe u dërguan për ndjekje penale grupet e saj, të cilat janë mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.’:- thekson në njoftimin e saj për shtyp PD.

Ndërkohë forca politike aktualisht në pushtet nënvizoi faktin se kontrabanda e naftës u godit nga forca e ligjit dhe se do jetë vetëm ai që do të veprojë mbi shkelësit e saj

‘Vetëm në këto momente janë të bllokuara mijëra tonë të kompanive të tjera të familjeve të bosëve mafiozë të kupolës së PS-së. Partia Demokratike i deklaron edhe një herë kreut të pinjollëve të Benalive të Tiranës, që përmbysëm 20 vjet më parë, Edvin Kristaq Ramës, se ligji dhe vetëm ligji do të veprojë mbi secilin që shkel apo del mbi të, dhe kjo është e do të mbetet motoja jonë. :- përfundon deklarata e selisë së PD. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›