E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Oketa u largua se PD nuk i dha postin e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes

02-03-2012 / Gazeta 55

Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli komentoi largimin e Gazmend Oketës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si vendim personal, që s’ka lidhje me justifikimet e thëna prej tij.
Topalli tha se z.Oketa tentoi të bazojë karrierën e tij në PD, me karrierën si Zv/kryeministër dhe Ministër. “Indirekt, z.Oketa, njëherazi po postin e Ministrit të Mbrojtjes, kërkoi të mbante edhe atë të Zv/Kryeministrit. Këtë, PD nuk ia dha. PD është një parti e bazuar në vlera, kjo parti është parti e idealeve, pasi kjo parti rrëzoi komunizmin dhe bazoi misionin e saj mbi liritë, ekonomitë e tregut”- u shpreh Topalli.
Sipas saj, karriera e z.Oketa në PD, ishte e lidhur me karrigen. “Natyrisht, unë më shumë se kaq nuk dua të harxhoj kohë me persona të cilët lidhin karriget e tyre me PD-në”. Kryetarja e Kuvendit komentoi dhe ndryshimet në qeveri, duke theksuar se rotacionet nuk bëhen mbi ambicien e individëve të caktuar. Sipas saj, kjo është primitivizëm që s’ka asgjë të përbashkët me moralin politik. “Unë personalisht e refuzoj si koncept dhe jam e bindur se edhe kolegët e grupit parlamentar të PD, nuk e pranojnë rotacionin mbi ambicie. Ata besojnë në një sistem vlerash. Rotacion për shkak ambicie nuk ka. Testi i një qeverie janë zgjedhjet. Unë nuk e bazoj kriterin e vlerësimit të një ministri, mbi vitet që ai ka në karrigen e ministrit. Ka ministra me 17 vite, 20 vite. Nuk është ky kriteri. Kriteri për të përcaktuar perfomancën në qeveri, nuk janë vitet, por vota. Vota është perfomanca më e mirë e kësaj qeverie me 140 mijë vota. 60 mijë vota më shumë se sa kishte në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Nëse kjo qeveri dhe këto ministra i kanë dhënë këtij koalicioni 140 mijë vota më shumë, shqiptarët vlerësojnë se ka patur një performancë pozitive të kësaj qeverie.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›