Lezhë, Bashkia harron objektet e saj

Megjithëse ka kryer një funksion të rëndësishëm për çlirimin e trafikut, ura e vjetër mbi lumin Drin në Lezhë po rrezikon ekzistencën e sajë. Prej vitesh, ky objekt i rëndësishëm, falë edhe arkitekturës që ka, nuk gjen shpëtim duke sjellë rrënimin e sajë. Nderhyrjet e kryera nga Bashkia e Lezhës kanë qenë sporadike dhe te paefektshme, duke sjellë për pasoje dëmtimin e lendeve të drurta, ndërsa vihet në dyshim edhe levizja e mëtejshme e mjeteve të vogla mbi kete urë. Nderhyrja e fundit ka qënë në vitin 2006, ku synohej që ti jepej prioritet ndërtimeve te tilla. Vetem para dy vitesh, Drejtoria e Sherbimeve ne Bashkine e Lezhës, nderhyri duke zëvendesuar disa derrasa, të cilat mjaft shpejtë janë thyer dhe kalbur. Kryetari i Bashkisë Viktor Tushaj nuk ka harruar ne asnjë rast të japë leje ndertimi në zona te mbipopulluara, por nuk i ka parë me prioritet ndertimet të tilla, me te cilat sinifikohet edhe vete ekzistenca e qytetit.
Problemet e trafikut ne qytetin e Lezhës, janë tejet të njohura, kjo për faktin e mungesës se levizjeve alternative për hyrje- daljet nga ky qytet, por demtimi i kesaj ure është nje tjeter arsye e fortë që mund të ndikojë në rendimin e metejshëm të qarkullimit rrugor.