E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani eshte nje nga stacionet qe pret veprimtarine sportive universitare

Sporti universitar u kthye edhe në Elbasan, pas 20 viteve mungesë.

Në këtë veprimtari të quajtur Universiadë pati pjesëmarrje të 14 universiteteve publike e private nga mbarë vendi dhe dekani i Fakultetit të Lëvizjes, Mehmet Spahiu, shpjegon se Universiada organizohet nën kujdesin direkt të Kryeministrit Sali Berisha, Ministrisë Kulturës Rinisë e Sporteve, Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe universiteteve në mbarë vendin.

Në Elbasan do të zhvillohen ndeshjet e futbollit, në Korçë basketbolli dhe në Shkodër volejbolli. Ndërsa finalet do të zhvillohen në Tiranë.

Ish-Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi, ka dhënë vlerësimet e tij për aktivitetin.

Ai u shpreh se një meritë të vecantë ka universiteti “Aleksandër Xhuvani” dhe rektori i këtij institucioni. Hysen Domi evidentoi faktin se ambientet e ofruara në Elbasan janë të shkëlqyeshme për një aktivitet të tillë.

Në vazhdim të nismës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të kthyer topin në shkollat e mesme, sporti nis të gjejë vend edhe nëpër universitete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›