E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, bien ritmet e rritjes se te ardhurave ne buxhet

Ajo qe po ndodh ne ekonomine globale ka nisur te jape efekte edhe ne vendin tone. Ministri i Financave Ridvan Bode ka konfirmuar dje se, ritmet e rritjes se te ardhurave buxhetore kane pesuar renie gjate tremujorit te pare te vitit. "Vijojme te jemi nder vendet e pakta me rritje te te ardhurave ne buxhet, ne krahasim me nje vit me pare, por me nje ritem me te rene nga rreth 11% qe eshte programi per vitin ne vijim, ne tremujorin e pare verehet vetem nje rritje prej 7% e te ardhurave ne buxhet"-tha Bode. Kjo rritje e te ardhurave ne buxhet eshte me stabel, sa i takon aktivitetit ekonomik te brendshem te vendit, pasi te ardhurat ne administraten tatimore jane konform programit dhe rreth 12% me te larta ne krahasim me nje vit me pare, shtoi kreu i Financave. Kjo situate i dedikohet renies se cmimeve te mallrave kryesore ne tregun boteror. Ne tremujorin e pare te vitit te kaluar per shkak te cmimeve te larta qe ka pasur tregu i karburanteve, i dritherave dhe i materialeve te ndertimit ka pasur me shume te ardhura. Ne tremujorin e pare te ketij viti cmimet e mallrave ne fjale, jane gati tre here me te uleta dhe per pasoje edhe te ardhurat nga doganat kane pesuar ulje. Bode tha se, qeveria po ndjek me vemendje ekzekutimin e buxhetit. "Ne jemi konform programit, sa i takon shpenzimeve dhe synojme qe po ashtu ne te ardhura te rikapim diferencen prej 3 miliarde leke te mbetura te parealizuara nga tremujori i pare" sqaroi ministri Bode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›