Pergjaken rruget, kater viktima
Tre aksidente me pasoje dy te vdekur dhe po kaq te plagosur, kane ndodhur brenda 24 oreve te fundit ne Elbasan, Lac dhe Durres. Mes viktimave eshte edhe nje femije 12 vjecar i pafajshem, qe luante ne plazh me shoket e tij. Policia ka ndaluar nje femer qe drejtonte makinen e nje shokut te saj, pa pasur deshmi per drejtim. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne sektorin e quajtur Hekurudha-Plazh. Viktima eshte Xhoni Recka, i cili nuk i ka mbijetuar aksidentit fatal megjithese u dergua me urgjence ne spital. Ndersa vajza Xheni R., 19 vjece, lindur ne Fier dhe banuese ne Durres, eshte shoqeruar nga efektivat e postes se Plazhit per ne komisariat. Vajza levizte me nje veture ne pronesi te Kastriot D., me targa DR 8161 E dhe nuk kishte patente. E dyshuara ka thene se femija i doli para mjetit dhe ajo nuk arriti te shmangte tragjedine. Aksidenti i dyte ka ndodhur rreth ores 01:30 te mengjesit ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Mengel. Mariglen Lushnjari, 24-vjec, vdiq pasi mjeti tip "Audi", qe drejtonte me targe TR 7876 F, u perplas me murin e nje shkolle. Aksidenti i trete ka ndodhur ne kryqezimin e Patokut ne Lac, ku rreth ores 08:00 perplasja e dy mjeteve shkaktoi dy te plagosur rende.
F.S./E.A./A.B.
F.S./E.A./A.B.