E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN version te ri per rritjen ekonomike, me 2009 jo me shume se 0-1 %

Rritja ekonomike e vendit per vitin 2009 sa vjen e behet me e paqarte. Parashikimet mbi treguesin jane komplikuar edhe me shume dje, kur Fondi Monetar Nderkombetar ka dhene parashikimin e fundit, ne te cilin rritja e ekonomike per vitin 2009 do te jete diku ndermjet 0 dhe 1 perqindeshit. Por vete kreu i Misionit te FMN-se nuk e ka cilesuar perfundimtare shifren per shkak te zhvillimeve disi kaotike ne tregun nderkombetar ku rezultati i parashikimeve nuk eshte shume efikas."Ndoshta heren tjeter na duhet te themi nje shifer te ndryshme nga kjo", tha Bell ne komentin e tij per rritjen ekonomike. Ne vitin e fundit kreu i Misionit te Fondit tha se varianti me pesimist per rritjen e PBB, do te ishte 3.5 per qind per vitin 2009. Parashikimi i fondeve eshte komentuar shume nga institucionet vendase te financave dhe grupet e eksperteve, te cilat kane dhene versione te ndryshme per treguesin ne fjale. Ministria e Financave parashikon qe PBB edhe kete vit te rritet me mbi 6 per qind dhe nga ana tjeter, Banka e Shqiperise thote qe rritja ekonomike do te jete me e vogel se 6 per qind, por pa dhene nje shifer. Nga ana tjeter INSTAT si institucioni zyrtar qe mat rritjen ekonomike, ne rezultatet tremujore te ketij treguesi per vitin 2008 ka anoncuar nje rritje me shume se 9%. Mirepo mosperputhja e shifrave per te njejtin tregues e ka nje shpjegim. Per vete faktin se Prodhimi i Brendshem Bruto ne vendin tone nuk matet, por vleresohet. Derisa te vazhdoje kjo situate, treguesi i rritjes ekonomike do te rezultoje subjektiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›