E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Presidenti sovjetik Mikhail Gorbacov vjen në Tiranë

TIRANE-Ish-Presidenti i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbacov vjen në Shqipëri më 30 nëntor. Ka qënë një ftesë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Tacit drejtuar Gorbacov që ish-presidenti sovjetik të jetë i pranishëm në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut për Femra. Taci fton Gorbacov të japë titullin kampion bote për fituesen e këtij kampionati që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Duket se Gorbacov e ka mirëpritur ftesën dhe ka pranuar të jetë i pranishëm në këtë event duke konfirmuar ardhjen në muajin Nëntor, data 30.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›