Orët e papaguara, administrata e Filologjikut bojkoton punën
TIRANE - Administrata e Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë vendosi të bojkotojë punën në fundjavë. Shkak i protestës jane orët shtesë të papaguara.
Sipas zv/dekanes së fakultetit Filologjik Valentina Duka, Dega e Thesarit nuk ka lëvruar paratë për pedagogët, pasi bazohet te një vendim i qeverisë për shkurtim të pagave për orët jashtë orarit të punës.
Këshilli pedagogjik i universitetit i ka dërguar edhe nje memo degës së Thesarit, e cila ka mbetur pa përgjigje.
Mungesa e administratës krijon ngërc në punën e fakultetit, por nuk prek ecurinë e procesit akademik dhe mësimdhënien.
(er.nu/BalkanWeb)