E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimet e grekeve me Korcen cfare ndodhi ne 40

Përpjekjet për aneksimin e Korcës nga Greqia kanë dështuar që në vitin 1940 kur Komandanti i garnizonit grek Theodhoraqis Dhimitrios mbërriti si clirimtar i Korcës nga italianët dhe e shpalli atë pjesë të Greqisë.Por pas reagimit të ashpër të Komisionit të Bashkisë së qytetit si dhe masës së gjerë të popullit ai vetë pranoi me shkrim se Korca është shqiptare.Ky fakt është i dokumentuar në 22 nëntor të 1940 dhe që aktualisht disponohet edhe nga shkrimtari Hysen Kobellari.
 
"Grekët ishin të vetëdijshëm se do të rinin përkohësisht në qytetin e Korcës dhe në publik ata, dhe në takimin me përfaqësuesit e Korcës e nënvizonin këtë dhe asnjëherë nuk e quanin veten pushtues të qytetit të Korcës por fitimtar dhe clirimtare", tha Hysen Kobellari, shkrimtar.

Ngjarja e nëntorit të 1940 konfirmohe edhe në raportimet e gazetarit grek Gjokarinis në gazetën “Elefteren Dhima”, i cili festimin e 28 nëntorit e përshkruan “ Populli i Korçës festonte rreth flamurit kombëtar dhe ne brohorisnim së bashku me ta.”Reagimet dhe kërkimet në arkiva të intelektualëve korcarë vijnë pas dëklaratës së një jave më parë të konsullit grek në korcë për kombësinë greke të ortodoksëve të kësaj zone.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›