E Diel, 1 Nëntor 2026

PD 8 maj zgjedhje pa opoziten. Patozi Te henen kandidatet

Nga e hëna demokratët do të nisin përzgjedhjen e kandidaturave me të cilat do hynë në zgjedhjet e 8 majit. Zgjedhje që sipas kryetarit të grupit parlamentar të kësaj partie, do të mbahen pavaresisht vendimeve të socialistëve.

"Të mos e kthejmë për asnjë cast kokën te kundërshtarët tanë politikë. Jo se nuk kemi respekt për ta, por se mendojmë që nuk kemi asnjë minutë për të humbur, për të numëruar autobusët e tyre që i nisin një herë në javë apo një herë në dy javë drejt Tiranës. Nëse duan të vijnë, na kanë përballë. Në rast se jo është zgjedhja e tyre, është problemi i tyre. Partia Demokratike, e gjithë makina e saj elektorale është tashmë që nga kjo ditë e deri më 8 maj në funksion të suksesit tonë në zgjedhjet vendore", tha Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD.

Në mbledhjen e kryesisë së partisë në Vlorë, Astrit Patozi njoftoi se demokratët e quajnë normale situatën që i paraprin zgjedhjeve lokale, pavarësisht asaj cka ndodhi në 21 janar. "Këto zgjedhje po mbahen në një atmosferë normale në mbarë vendin, pavarësisht plagës që la pas 21 janari", vijoi Patozi. Një javë pas këshillit kombëtar, strukturat e PD-së në rrethë po mobilizohen për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë bashkie dhe komune.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›