Shkollat profesionale jo provime pa praktiken
Maturantët e shkollave profesionale, kane një ngarkesë mësimore më të madhe se maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme. Kjo për faktin se ata duhet ti nështrohen 5 provimeve, në fund të maturës, nga katër që janë ketë vit. Ndërkohë që rreziku për të mos përfunduar shkollën ështe edhe më i madh për ta, pasi në rast se ata humbasin provimin e praktikës, nuk hyjnë në katër të tjerat, ndërkohë që sezoni i vjeshtës, për këtë vit nuk do të jetë më. Drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike, tregon se përgatitjet kanë filluar, ndërkohë qe maturantët po përgatiten, edhe për lëndët me zgjedhje që do të testohen.
"Nxënësi që nuk merr provimin e teorisë dhe praktikes profesionale nuk futet në provimet e maturës shtetërore. Duke qenë pjesë e arsimit profesional nuk ka kuptim që ai të futet në një provim mature kur nuk e ka marr këtë provim që tregon aftësitë e tij si teorike ashtu dhe profesionale", tha Merita Zylaj, drejoreshë e shkollës ekonomike. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, maturantët nuk do të mund të përfundojnë shkollën e mesme, pa marë edhe provimet me zgjedhje. Në fund ata do të pajisen, me diplomën e maturës.
Edlira Sulejmani