Lezhë, arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale
LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër shtetas të cilët akuzuhen për veprat penale “fallsifikim dokumentesh”, “kundërshtim ndaj punonjësve të policisë” si dhe “veprën penale të vjedhjes”.
Arian Shtjefni, 23 vjeç banues në Lezhë falsifikonte pasaporta dhe viza, është ndaluar nga policia, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër e ka dënuar atë me 3 muaj burg dhe një gjobë prej 400 mijë lekë të rinj.
Ervin Nikaj 23 vjec, dënuar nga gjykata e rrethit Shkodër me 30 ditë burg për kundërshtim ndaj forcave të policisë. Gjithashtu policia Lezhë ka arrestuar 36 vjecarin Gjergj Ndoi banues në qytetin e Lezhës, pasi u kap në flagrancë nga policia duke transportuar materiale hekuri të vjedhura gjatë natës tek Kisha e “Shna Ndout” në qytetin e Laçit.
Po kështu policia Lezhë ka ndaluar 24 vjecarin Aleksandër Paloka pasi në datë 21 janar 2011 kishte kryer vjedhje me dhunë në një banesë në lagjen Sera të fshatit Markatomaj, Lezhë.
(m.a/News24/BalkanWeb)