Qeveria, 1 miliardë lekë, pa tender për argjinaturat
TIRANE- Kompanitë që do të rehabilitojnë argjinaturat dhe objektet e kullimit në zonat e prekura nga përmbytjet, në Shkodër dhe Lezhë nuk do të përzgjidhen me tender, por direkt nga Ministria e Bujqësisë.
Kjo do të realizohet nëpërmjet një akti normativ që është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë e kanë justifikuar këtë formë të përzgjedhjes së kompanive, me shkurtimin e afatit të procedurave.
Vetëm për thellimin e Bunës do të jepen nga buxheti 1 miliardë lekë, ndërkohë që vlera e 14 projekteve që do të zbatohen, do të përcaktohet pasi kompanitë e përzgjedhura nga Ministria e Bujqësisë të përfundojnë projektet e zbatimit.
Anëtarët socialistë të Komisionit të Ekonomisë kanë kundërshtuar aktin normativ, me argumentin se krijohen hapësira për abuzime.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar draftin vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët socialistë, Malja dhe Harasani kanë abstenuar.
(e.n/news24/BalkanWeb)