Videoja, Prifti 3 orë në prokurori: Prokurorët të qartë, s’ka montime
TIRANE-Pas mbi 3 orë qëndrimi në ambientët e Prokurorisë së Përgjithshme, ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti ka dëshmuar para prokurorëve qëndrimin e tij rreth video-përgjimit me Ilir Metën dhe detaje rreth këtij hetimi.
Në një prononcim për mediat, Prifti sapo ka dalë nga nga organi i akuzës konfirmoi se sot pati të dhëna të reja rreth hetimeve për video-përgjimin, porse janë sekrete hetimore dhe nuk mund të bëhen publike.
“Unë nuk jam i disponueshëm për sekretet e hetimit pasi kam një marrëveshje me prokurorët”.
Ish-Ministri i Energjitikës tha se prokurorët e cështjes ishin të bindur se video-përgjimi nuk është një montim sic pretendon Ilir Meta.
“ pasi u thirra nga dy prokurorët e cështjes, u dhashë prokurorëve gjithë detajet e mia lidhur me këtë hetim. Janë konfirmuar qëndrimet e mia të mëparshme, dhe sot pati përgjigje të reja pas pyetjeve të reja të lindura pasi u pa videoja. Kam bindjen që cështja po merret seriozisht, se gjërat po shkojnë në drejtim të zbatimit të ligjit. Kuptova që nuk kishte asnjë dyshim nga prokurorët për vërtetësinë e videos, nuk mora konfirmim zyrtar për vërtetësinë, por kuptova se nga ekspertiza që kanë bërë prokurorët, se vidoja nuk është e manipuluar”.
Më tej, Prifti deklaroi se do të jetë i gatshëm të japë dëshmi në Prokurori në cdo rast. Ai tha se sot në Prokurori ka qënë dhe Meta ku ka dëshmuar në një tjetër ambient të prokurorisë.
“Kuptova që Meta ka qënë në prokurori ka bërë dëshmi vullnetare dhe ka dhënë sqarime për videon. Prokurorët donin dhe qëndrimin tim dhe ua dhashë. U kam shprehur dëshirën time prokurorëve për të qënë i gatshëm për të sqaruar episodet e këtij hetimi”, tha Prifti për mediat.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Videoja, Prifti 3 orë në prokurori: Prokurorët të qartë, s’ka montime