Lezhë, arrestohen grabitësit e malazezëve
Një futbollist i skuadrës "Besëlidhja" u arrestua sot nga policia me akuzën se pjesëmarrjes në grabitjen me armë të dy shtetasve malazezë javën e kaluar në rrgën në drejtim të Shkodrës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë, të cilat thanë se shtetasi Valentin Nikolli, 25 vjeç dhe Ardit Skanaj, 24 vjeç dyshohet se janë autorë të dyshuar të grabitjes me maska të dy malazezëve.
Ndërkohë sipas policisë, i afërmi i tyre, Flori Nikolli 25 vjeç është personi që i është shmangur postblloqeve të policisë të shtunën, duke u bërë shkak për një përplasje me armë e cila pasoi me vrasjen e 16-vjecarit Armando Skanaj.
Policia e Lezhës ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar për grabitjen e malazezëve dhe pasi kërkoi kontrollin e automjetit me targa TR 7870 R, tre personat që ndodheshin në makinë nuk u bindën.
Duke i ikur forcave të rendit makina e të dyshuarve përplasi një efektiv të policisë që mbeti i plagosur ndërsa policia vazhdoi ndjekjen derisa gjeti të braktisur me një të vdekur brënda saj, makinën e autorëve të krimit.
Ardit Skanaj mësohet se është autori i grabitjes së malazezëve ndërsa vëllai i tij 16-vjeç gjeti vdekjen dje në incident me policinë.
Futbollisti i "Besëlidhja" Flori Nikolli akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë.