Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Fatmir Mediu, përsëri pa imunitet

Fatmir Mediu
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën vendimin e Gjykatës së Lartë për të mos hequr imunitetin e Fatmir Mediut.
Ndaj këtij vendimi kishin ngritur padi ndaj këtij vendimi dy të plagosurit nga shpërthimi i Gerdecit, Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durdaj.
Të dy këta të dëmtuar kërkuan nga Gjykata e Lartë heqjen e imuniteti për Mediun, pasi shpalljes së tij deputet në zgjedhjet e vitit 2009 me akuzën e plagosjes së rëndë nga pakujdesia. Kolegji i Gjykatës së Lartë e rrëzoi një kërkesë të tillë duke mos nisur proces penal.
Gjykata Kushtetuese do të dërgojë për rigjykim Fatmir Mediun, ish-Ministrin e Mbrojtjes në kuadër të çështjes Gërdeci.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 131, shkronja f dhe nenit 134, pika 1, shkronja g të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 dhe 77 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi: Shfuqizimin e vendimit nr.5, datë 01.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, thuhet në vendim.
Ky vendim i hap rrugën heqjes së imunitetit ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili në kohë e tragjedisë së Gërdecit ishte ministër i Mbrojtjes. /F.S/

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese