Lezhë, atentat me tritol, dyshohet konflikti personal
LEZHË- Atentat me eksploziv në një automjet, por fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre. Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga gomat e përparme të një mjeti tip BMV X5 me targa AA 707 BM i parkuar në anë të rrugës.
Policia bën të ditur se nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur vetëm dëme materiale, pasi drejtusi i mjetit me iniciale G.L nuk ndodhej në mjet në momentin e shpërthimit. Policia po heton për motivin dhe rrethanat e ngjarjes, mes të cilave ajo e ndonjë konflikti personal të drejtuesit të mjetit.
(el.me/news24/BalkanWeb)