E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuri në NEWS24: Doja të vdisja, sepse shteti s'më dha lekët e burgut

TIRANË- 53-vjecari Xhemal Xhuri, i cili tentoi një ditë më parë ti jepte fund jetës, duke u hedhur nga një vinc rreth 84 metra lartësi deklaron se mosmarrja e fondit të kompensimit për vitet e burgut, që përbëjnë edhe burimin e vetëm të jetesës për të, ka qenë arsyeja që ka shtyrë 50-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen.

Në një intervistë eskluzive për NEWS24 ai shpjegon arsyet e hedhjes së tij. Xhuri rrëfen se ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të marrë kompensimin financiar për 22 vitet e burgut, ndërkohë që nuk ka marrë asgjë.

“Shkaku ishte papunësia, lekë s'kam, kemi vuajtur gjithë jetën që kur jam liruar nga burgu. Jam shumë i vuajtur nga jeta, jemi fukara. Nuk punoj asnjë vend, kam punuar dikur privat, kam qenë i burgosur politik, mbi 10 vjet. Kam qenë një organizatorët e rrëzimit të bustit të Enverit. Kërkoj dëshmpërblim, kemi ndenjur 3 vjet duke bërë dokumenta”,- deklaroi Xhuri.

Xhemal Xhuri, deklaroi live në studion e lajmeve në NEWS24 se kërkon vëmendjen e duhur nga shteti.
“Paralajmërim që shteti të jetë korrekt me neve, janë me mijëra shok të mij, ish-të përndjekur që vuajnë kështu si unë”, tha ia.

Xhuri shprehet se i vetmi burim i të ardhurave në familjen e tij me të cilën mban edhe 3 fëmijët është rroga e gruas së tij. 50- vjecari thekson se ditën e dielë vendimin për tu ngjitur në vinc ishte se ksihte vendosur ti jepte fund jetës së tij. 53-vjecari rrëfen se nuk është hedhur vetëm falë këmbënguljes së Muhamet Rrumbullaku, i cili negocioi me të.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›