Lezhë, babai vret djalin 15- vjeçar
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës. Babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, të Lezhës duke u gdhirë dita e sotme. Mësohet se shtetasi, Ndue Stomici ka qëlluar për vdekje djalin e tij 15- vjeçar, i cili është idnetifikuar me inicialet N.S.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me një konflikt të mundshëm apo shkaqet që kanë çuar babain në vrasjen e djalit të tij.
Policia njoftoi se autori i vrasjes është shoqëruar për në polici.