oku Vota e Presidentit Topi per Edi Ramen eshte shprehja e vullnetit te tij
Rihapja e debatit për votën e presidentit ka ngjallur dhe reagimin e administruesve të votave në KZAZ-në numër 53, në shkollën “Servete Maci”.
Në një deklaratë për mediat, Berti Çoku, kryetar i kësaj KZAZ-je, tha sot se votat janë administruar në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
"Zoti President, vota juaj për Edi Ramën është shprehja e vullnetit tuaj, por përpjekja juaj për të fshehur të vërtetën e votës tuaj, duke akuzuar njerëzit e ligjit për interesa personale, është shumë e rende", deklaroi ai.
Duke vënë në dukje se zbatuam ligjin dhe kodin zgjedhor, kryetari i KZAZ-së 53, Berti Çoku, duke iu drejtuar kreut të shtetit, u shpreh se përfaqësuesit e kësaj KZAZ-je kanë publikuar dhe procesverbalin e firmosur nga të gjithë anëtarët e saj.
"Ndaj dhe ju zoti President, dilini zot votës tuaj, dhe mos përsërisni akuzat e Ramës ndaj njerëzve të ligjit, sepse kështu vetëm sa komprometoni shumë rëndë pozicionin tuaj si kryetar i shtetit", theksoi Çoku.
"Vota e qytetarëve dhe e juaja zoti President, nga ne janë administruar me korrektësi ligjore. Interpretimet e tjera janë meskinitet amorale dhe të padenja për pozicionin tuaj", përfundon deklaratën për mediat Berti Çoku.