Olldashi Kam qene kunder Bamir Topit si president
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Sokol Olldashi, deklaron hapur se ka qenë kundër zgjedhjes së Bamir Topit si President të Republikës. Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Mapo”, Olldashi, thotë se ish-nënkryetari i PD-së, ushtroi të gjithë pushtetin e tij për të përkrahuar Edi Ramën në zgjedhjet lokale të shkurtit të vitit 2007, kur vetë Olldashi kandidonte për kryebashkiak nën siglen e Partisë Demokratike.
“Kam qenë kundër kandidaturës së z.Topi që përpara zgjedhjes së tij, katër vjet më parë. Duke njohur karakterin e tij inatçor dhe sistemin e tij të mospunës, jam shprehur publikisht në dhjetor 2006 kundër kandidaturës së tij. Kam qenë i bindur që do të ishte një President i keq. Pas kësaj, në fushatën time për Bashkinë e Tiranës, më 2007, unë pashë, pa mundur ta ndaloj dot, sesi z.Topi ushtroi të gjithë pushtetin e vet të atëhershëm për të mbështetur Edi Ramën”, është shprehur Olldashi.
Një ndër më të votuarit nga Këshilli Kombëtar për anëtar të kryesisë së përgjithshme të PD-së, në analizën e tij, thotë se përmes këtyre lëvizjeve, Rama shpërbleu Topin, duke bërë gjithçka që ai të mos kishte pengesa në zgjedhjen si President.
“Zoti Rama e shpërbleu për këtë shërbim, duke i lënë bosh fushën e lojës për Presidencën. Refuzimi i Ramës për të propozuar Nanon, ishte pikërisht hapje fushe për Topin. Nëse Rama do të kishte propozuar Nanon si përfaqësues të Partisë Socialiste, të gjitha shanset ishin që të dyja kandidaturat të digjeshin dhe President të zgjidhej një figurë kompromisi e tipit të Moisiut. Z. Rama u fut në kolaps me Nanon dhe të tijtë, vetëm e vetëm për t’i lënë fushë të lirë Topit, që ky të fillonte të bënte gola jo më në portën e kundërshtarit, por në portën e partisë që e zgjodhi President. Për këtë shkak kam qenë i pari që jam shprehur publikisht kundër”, ka thënë Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
Sokoll Olldashi nuk lë pa përmendur edhe ndihmën e fundit, që sipas tij, Bamir Topi i dha kryesocialistit Rama, duke e votuar atë për kryebashkiak të Tiranës, në zgjedhjet lokale të 8 majit. Për Olldashin, gjithçka ishte e menduar mirë, në mënyrë që Lulzim Basha të dështonte në këtë garë elektorale.
“Tani, z. Topi bëri të njëjtën gjë kundër z.Basha, përdori përsëri të gjithë pushtetin e tij për të penguar zgjedhjen e Bashës në Bashki. Përdori rrethin e vet të influencës për të prodhuar vota kundër Bashës, përdori Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të kërcënuar gjyqtarët dhe madje përdori edhe votën e tij dhe, pa pikën e turpit, del dhe thotë se vota e tij ishte “korrekte”. Një parti politike ndodh që edhe ta falë një “tradhti”, por shumë të tilla, zor se t’i fal kush”
Në këtë intervistë, ministri Olldashi, e sheh realisht të mundshëm rikonfirmimin e Partisë Demokratike për një mandate të tretë qeverisës. Sipas tij, funksionimi i koalicionit qeverisë, fitorja e Tiranës dhe shtrirja e modelit Basha në gjithë vendin dhe së treti, amullia që ekziston në Partinë Socialiste, janë motivet që shtyjnë Olldashin të mendojë kështu.