Lezhë, burri vret gruan në derën e shtëpisë
LEZHË - Burri vret gruan me armë zjarri në derën e shtëpisë. Rrok Lukë Pjetri 80 vjeç ka vrarë me armën e zjarrit bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në momentin që policia ka rrethuar banesën për të arrestuar Pjetrin i cili ishte shpallur në kërkim një vit më parë për vrasjen e një tjetër personi. 80 vjeçari kishte vrarë një vit më parë bashkëfshatarin Lazër Toma, ndërsa prej një viti jetonte i fshehur. Policia e Lezhës ka rrethuar banesën ku ndodhet i armatosur Rrok Pjetri i cili po terrorizon personat e tjerë në shtëpi. Madje një grup i forcave të RENEA-s është nisur nga Tirana në vendngjarje. Ndërkohë mbeten ende të paqarta për policinë motivet e vrasjes së të shoqes. Nuk dihet nëse Rrok Pjetri e vrau të shoqen sepse kjo e fundit kishte lajmëruar në polici për afrimin e tij në banesë apo sepse 80 vjeçari donte thjesht të bënte presion ndaj forcave blu që të mos i afrohen banesë ku ndodhet ai.
(a.s/News24/Balkanweb)