NATO, Lituania ratifikon protokollin per Shqiperine

Parlamenti i Lituanise ka ratifikuar sot protokollin e anetaresimit ne NATO per Shqiperine. Lajmin e kane konfiruar burime zyrtare nga Kuvendi i Shqiperise, sipas te cilave miratimi eshte bere me shumice votash.
Po sot, Shqiperia mori garancine nga Republika Ceke per ratifikimin se shpejti te protokollit ne fjale. Kreu i Senatit cek, Premysl Svobotka gjate vizites se tij ne Tirane shprehu mbeshtetjen e vendit te tij per proceset integruese te Shqiperise.
Megjithate, ai theksoi se Shqiperia duhet te permbushe standartet ne sistemin e drejtesise dhe ne fushen e ekonomise.