Çështja “Trebicka” pa dinamikë, dosja Teter me pikëpyetje
Dosja “Trebicka”, ende pa një dinamikë të aksidentit të 12 shtatorit në Voskopojë të Korçës. Akti i ekspertizës nga amerikani Kevin Teter ka lënë shumë enigma te prokurorët e Korçës të cilët ngerjnë disa pikëpyetje.
KORÇË - Prokuroria e Korçës ende nuk ka një dinamikë të aksidentit të Kosta Trebickës, edhe pas ekpertizës së amerikanit Kevin Teter. Dosja “Trebicka” duket se tashmë ka mbetur peng i ekspertizës autoteknike të ekspertëve shqiptarë. Këta të fundit po shfaqen konfuzë këto ditë pasi ekspertiza e dërguar nga specialisti Kevin Teter nuk përcakton as shpejtësinë dhe as shkakun përse makina ka batuar mbi viktimën, dhe për më tepër, boshllëku i madh që Teter u ka lënë ekpertëve shqiptarë është pikëpyetja përse makina e Trebickës gjendej në afolie në momentin që u gjet e ndezur.
Pritet që brenda një jave ekspertët shqiptarë ti japin përgjigje enigmave që nuk u sqaruan as nga eksperti amerikan. Më pas aktet do të ballafaqohen me njëra-tjetrën për të dhënë dhe dinamikën sa më reale të lëvizjes së automjetit në momentin e fundit para vdekjes. Sipas burimeve të mirëinformuara pranë organit të akuzës në juglindje mësohet se eksperti amerikan ndonëse pretendon në bazë të përllogaritjeve të tij se makina ka bërë një kthesë të fortë të papritur, nuk jepen elementë të mjaftueshëm dhe të bindshëm për atë se çfarë e ka detyruar drejtuesin e mjetit tip Nisan Patriol me targë TR 8843 J të bëjë këtë veprim nga e majta, ndërkohë që ka mbetur gjithashtu e hapur dhe çështja se pse makina ka qenë e ndezur dhe në afolio.
Kjo është një nga pikat më të nxehta dhe më të diskutueshme gjithashtu të çështjes “Trebcika” pas aktit të kontrollit të mbërritur nga SHBA nga eksperti amerikan KevinTeter i cili nuk ka dhënë as detaje për shpejtësinë me të cilën lëvizte makina gjatë momentit të aksidentit.
(a.s/News24/Balkanweb)