E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, zbulohen predha nga Lufta e Dytë Botërore

Predhat që nga lufta e dytë botërore po dalin çdo ditë në sipërfaqe në tokat bujqësore të fshatit Kashtbardhë në Lushnje. Banorët ndihen të rrezikuar, ndërsa nuk është shfaqur asnjë projekt për pastrimin e zonës së minuar. 

LUSHNJE - Janë zbuluar  sërish 6 predha të tjera në fshatin Kashtbardhë të rrethit të Lushnje. Gjatë punimit të tokave fshatarët kanë zbuluar këtë sasi me predha të kalibrit 37. Pasi i kanë grumbulluar banorët e zonës kane njoftuar menjëherë organet kompetente që të bëjnë tërheqjen e lëndëve plasëse të rrezikshme për komunitetin. Banoret shprehen  për “News 24” se janë të alarmuar për gjetjen përsëri të këtyre predhave, pasi fëmijët e kësaj zone mbledhin hekurishtet për ti tregtuar.
I pranishëm në këtë zonë pas gjetjes së municionit, shefi komisariatit të Lushnjes Agron Sulshabani u ka kërkuar banorëve të largohen nga zona deri sa të bëhet ekzaminimi dhe kontrolli nga ekspertë të ushtrisë. Këto predha i përkasin perjudhës së Luftës së Dytë Botërore. Nga burimet zyrtare të Komisariatit të Lushnjes mësohet se është kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes dërgimin e ekspertëve nga Tirana për të tërhequr predhat nga kjo zonë.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›