E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, digjet makina e një gjermaneje

Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe është shkrumbuar tërësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së enjte në superstraden Shkodër-Lezhë, tek vendi i quajtur Kthesa e Pusit të Shytit vetëm një kilometër në të hyrë të qytetit të Lezhës. Automjeti tip Benz Mercedes me targa gjermane HP AV 877 që drejtohej nga një shtetase gjermane Eli Kloss, po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Tiranës.

Drejtuesja e mjetit ka parë që po dilte tym nga automjeti si edhe ka arritur ta ndalojë atë në anë të rrugës duke mosbllokuar qarkullimin. Brenda pak minutash automjeti ka shpërthyer nga flakët e zjarrit, dhe kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli shtetasja gjermane si edhe 3 shtetas të tjerë që po udhëtonin në këtë automjet.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë zjarrfikësja që ka bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, si edhe forcat e policisë që po hetojnë rreth shkaqeve të djegies së automjetit në fjalë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që shkak të ketë qenë ndonjë defekt në automjet. Vetëm në  5 muajt e fundit në rrethin e Lezhës janë djegur 6 automjete.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›