E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, digjet makina nga shkëndija elektrike, shpëtojnë 4 pasagjerët

LEZHË- Një automjet që drejtohej nga një shtetase gjermane është përfshirë nga flakët në superstradën Shkodër-Lezhë në afërsi të qytetit të Lezhës.

Automjeti me targa gjermane që drejtohej nga Elis Klos, është përfshirë papritur nga flakët, ndërsa është djegur thuajse plotësisht.

Në momentin e djegies së automjetit, brenda mjetit udhëtonin 4 persona, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësit, të mbërritur menjëherë në vendngjarja kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga hetimet rezulton se shkak i përfshirjes nga flakët e automjetit, ka qenë një shkëndi elektrike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›