Olldashi interpelancë për Rrëshen-Kalimash, Braçe: Abuzuat me fondet
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace ka akuzuar Ministrin e Transporteve për abuzime në lidhje me ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash . Gjatë interpelancës, Brace paraqiti edhe shifrat që sipas tij vërtetojnë abuzimet që shkojnë në miliona dollarë , duke rënduar buxhetin e shtetit.
“Kostoja e ndërtimit të një km nga 826 mln lekë për km të planifikuar arriti në 1. 5 miliardë lekë, ose 15 mln dollarë për 1 km e paguar. Shifrat janë të ministrisë së Financave, jo të miat. Atje është konsumuar një krim që nga mënyra e prokurorimit apo e kryerjes së këtij projekti tashmë është e konfirmuar nga prokuroria. Gjithcka ka thënë prokuroria me dokumentin e saj dërguar për gjykim për këtë çështje tashmë është e provuar nga fatura financiare e kësaj rruge që është 1 miliardë e 433 milionë dollarë. “- tha Brace, duke shtuar se për këtë përgjegjës janë “Sali Berisha, Lulzim Basha, Sokol Olldashi e Andi Toma”- deklaroi deputeti socialist, Erion Brace.
Ndërsa minsitri Sokol Olldashi i hodhi poshtë këto akuza duke i vlerësuar si spekullime . Sipas tij cdo veprime ka qenë korrekt dhe i bazuar në kontratë, ndërkohë që i bëri thirrje opozitës që këto pretendime ti çojë edhe në organ e akuzës.
“Rruga nuk kushton aq sa thatë ju. Në total ka kushtuar 99 miliardë. Unë mund tju vë në dispozicion faturat. Nuk është e gjerë 20 metra, 27 metra“- deklaroi Olldashi, duke shtuar se mund të vinte në dispozicion të gjitha faturat.
„Marrja në dorëzim ësht bërë sipas rregullave të parashikuara në kontratë“
Sipas Olldashit e galeria që pësoi shëmbjen është galeria që nuk u hap asnjëditë për trafikun, para se të përfundonte krejtësisht. „Galeria që zu hap ëpr trafikun ka qenë e sigurt kur u hap dhe e sigurt kur u mbyll.“
Vlerën e madhe të rrugës Olldashi e konsideroi të justifikueshme duke parë edhe përfitimet e larta. „Vetëm në përfitimin direkt neto, rritja e trafikut, është 1. 6 miliardë euro, pa llogaritur impaktin social. Ke pasur 29% të rritjes së turizmit”- nënvizoi Olldashi.
Punimet për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës Morinë nisën në vitin 2006 për të përfunduar në qershor të vitit 2009. Kjo autostradë e lidh Durrësin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë ndërsa kalon nëpër Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë, Kalimash e Kukës ndër të tjera. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.
Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare-Vërmicë, momentalisht në zhvillim e sipër. Punimet në pjesën më të madhe të rrugës u kryen nga konsorciumi amerikano-turk Bechtel-Enka.
(s.g/BalkanWeb)