E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Brukselit, LSI: Opozita të heqë dorë nga politika bllokuese

TIRANË- Për Lëvizjen Socialiste për Integrim progres-raporti i Brukselit duhet lexuar me përgjegjshëmri, për të reflektur mbi të pa humbur kohë në mënyrë që Shqipëria të mos humbë një mundësi tjetër sa i përket Integrimit.

“Kjo do të thotë që raporti i Brukselit duhet lexuar me shumë përgjegjshmëri. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ndaj tij duhet duhet reflektuar menjëherë dhe pa humbur kohë jo me retorikë dhe as me luftë politike por me përgjegjshmërinë që meriton sjellja politike evropiane edhe e forcave politike në vend”,- nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim fton opozitën të heqë dorë nga politika e bojkotit ndërkohë, ndërkohë bën thirrje të lihen mënjanë ioneresar personale.

“Duhet energji pozitive dhe të heqim dorë përfundimisht nga politika e bojkotit, nga politika e bllokimit. Prandaj edhe një herë Lëvizja Socialiste për Integrim i fton të gjithë të lënë mënjanë interesat parciale, personale apo partiake dhe të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë që kërkojnë interesat e vendit”,- theksoi Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›