Tiranë, vritet me armë zjarri 31-vjecari, dyshohet për hasmëri
TIRANË- Një vrasje misterioze e ndodhur mbrëmjen e sotme ka tronditur kryeqytetin.
Një person, i cili udhëtonte me motorcikletë në zonën e njohur si kthesa e Kamzës është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend.
Mësohet se viktima është 31-vjecari Paulin Marku, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të vrasjes.
Menjëherë në vendgjarja kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë bërë të ditur se pista kryesore ku po punohet është ajo e hasmërisë, si pasojë e një konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur viktima me autorët.
Burime nga vendi i krimit njoftojnë se trupi i 31-vjecarit të vrarë nuk është lëvizur, për shkak se pritet mbërritja e ekpertëve të cilët do të ndihmojnë më tepër për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)