E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, grabitet me armë kazinoja, në kërkim autorët

Nje pike e lojrave te fatit ne qender te qytetit te Lezhes ka rene pre e nje grabitje me arme dhe maska. Ne kazino kishte edhe kliente,dhe pse ngjarja ndodhi ne oren 2:00 te nates.

Burime paraprake thone se kane qene me shume se 3 persona qe jane futur ne kazino dhe ne kercenimin e armeve kane pervetesuar nje shume te konsiderueshme eurosh dhe nje shume prej 100 mije lekesh.

Kazinoja ndodhet vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes, por kjo duket se nuk ka trembur aspak personat e maskuar qe te ndermarrin kete veprim. Edhe rreth nje vit me pare,kazinoja u grabit ne te njejten menyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›