Kapet banda në Bushat, sekuestro 72 kg kanabis sativa
Kapet banda e drogës në Bushat të Shkodrës. Falë operacionit të koduar “Vinoteka” policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ka sekuestruar 72 kg kanabis sativa.
Polica bën me dije se kanë përfunduar në pranga shtetasit Pëllumb Zojza 37 vjec, Nikolin Gështenja 33 vjec dhe Gegë Thana 40 vjec. Po sipas bluve të Shkodrës personat e kapur e kishin ndarë kanabisin në 4 thasë gati për treg, ndërsa krahas sasisë së drogës policia u ka sekuestruar edhe 3 makina luksoze dhe 8 telefona.
Kapja e shtetasve të lartpërmendur ka ardhur pasi policia ishte vënë në gjurmët e tyre pasi dyshonte se kryenin aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast pasi dyshohet se rrethi i trafikut të kanabisit është më i gjerë.