E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A/H1N1, Vasili: Situata nuk është kërcënuese

TIRANE- Përhapja me ritme të shpejta e virusit të gripit të derrit në shumë vende të botës nuk është kërcënuese për Shqipërinë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se situata në vend është normale dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Situata po ndiqet hap pas hapi, Shqipëria nuk ka zhvillime as të rëndësishme as të parëndësishme , ka një zhvillim normal. Nuk kemi raste të reja të gripit të derrit. Kemi një situatë nga më të mirat në rajon” deklaroi Vasili.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se brenda pak ditësh do të bëhet ekzaminimi i rasteve të dyshuara në laboratorin që do të ngrihet në vend, ndërsa theksoi se nga muaji dhjetor do të nisë vaksinimi i grupeve më të rrezikuara.

“Brenda pak ditësh ne do të kemi laboratorin tonë të ekzaminimit ashtu sikurse kishim premtuar dhe nëkohësisht brenda muajit dhjetor do të fillojmë dhe vaksinimin e grupeve të rriskut” tha Vasili.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›