E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliq 30 persona ne urgjence

Mbi 30 persona në ditë paraqiten në qendrën shëndetësore të Maliqit me diharre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Më rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e fëmijëve të vegjël si dhe e të moshuarve.

Një pjesë e pacientëve dyshojnë fort se kontaminimi i ujit të pijshëm është shkaku i kësaj situatë të krijuar. Nisur nga kjo personeli mjeksor i qendrës shëndetësore ka kërkuar bërjen urgjente të analizave të ujit të pijshëm në të gjitha pikat që furnizojnë qytetin.

Fatmir Baze, mjeku i urgjencës, thotë se do të ishte mirë të angazhohej dhe shërbimi epidemiologjik për të  gjykuar, nëse bëhet fjalë për rastësi apo  për një  infektim të burimeve hisdtrike.

Ndërsa pas analizimit të 10 mostrave të ujit në 24 orë ka rezultuar që parametrat e tij të jenë brenda normave të konsumimit.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Ylli Qirinxhi tu analizuan 10 mostra të dhjetë pikave të ndryshme, në të cilat parametrat rezultuan normale .

Drejtori i shëndetit publik në daljen e tij për mediat ka krahasuar edhe shifrat e vizitave të kryera në të njëjtën periudhë të një viti më parë prej të cilave rezulton që situata të jetë normale.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›