E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, makina përplas motoçikletën, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është plagosur ditën e sotme pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur nga një makinë.
 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ku 55-vjeçari Ndue Ziqi është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga 28-vjeçari Altin Hajko.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti i drejtuar nga 28-vjeçari I cili po transportonte dy të sëmurë në spitalin e Lezhës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›