E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabo në Beograd për veriun e Kosovës

BEOGRAD- Kreu i EULEX, Iv de Kermabo mbërrin sot në Beograd ku pritet të diskutohet nisja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, fillimisht për cështjen e funksionimit të Gjykatës së EULEX në veri të Kosovës, por edhe për cështje të tjera. Kermabon do të takohet me ministrin e Kosovës dhe Metohisë, Goran Bogdanovic.

Sipas burimeve të EULEX, Kermabon dhe Bogdanovic do të diskutojnë cështje që kanë të bëjnë me juridiksionin e EULEX dhe jo cështje që janë në kompetencë të Prishtinës zyrtare. Mbi të gjitha do të tentohet të vendoset një urë lidhëse në marrëdhëniet mes Beogradit dhe EULEX. Përfaqësuesit e EULEX thonë se vizita e Kermabo bëhet pas vizitës së shefes së diplomacisë europiane Kethrin Eshton e cila gjithashtu bëri thirrje për dialog mes dy vendeve.

EULEX thotë se Prishtina zyrtare është njoftuar për udhëtimin e Kermabon në Beograd. Një ditë më parë edhe ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner bëri thirrje për dialog mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve si dy shtete të pavarura, pa u diskutuar statusi i pavarësisë së Kosovës, që është një proces i pakthyeshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›