E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përmbytje nga reshjet e shiut

Situatë e rënduar në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve të shiut. Dhjetra shtëpi janë përmbytur si pasojë e shirave, ndërkohë që niveli i ujit arrrin në 1.5 metra. Rrugët janë bllokuar për shkak të ujit duke vështirësuar lëvizjen e banorëve. Shkollat në gjithë qarkun e Lezhës janë mbyllur pasi ato janë plotësisht të përmbytura.
Komuna e Kolshit është tërësisht e bllokuar si pasojë e daljes së përroit të këtij fshati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›