Tiranë, 35-vjecari i humbur prej 3 ditësh, familja apel në News 24
TIRANë- është larguar prej 3 ditësh nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të. Familjarët e shqetësuar janë drejtuar në News 24 ku kërkojnë ndihmë për gjetjen e të dashurit të tyre. Bëhet fjalë për Artan Sulejmanin, 35 vjec nga Tirana i cili 3 ditë më parë doli nga banesa e tij në orën 9 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve Artani vuan nga probleme mendore prej vitesh. Famijarët e tij tregojnë se pasi është kthyer nga Gjermania ku kishte emigruar prej disa vitesh kishte shfaqur shenja të theksuara të depresionit dhe po mjekohet edhe aktualisht.
Në momentin e largimit nga shtëpia ku jeton me prindërit, gruan dhe dy fëmijët Artani ka qenë i veshur me një xhaketë trecerekshe të zezë, pantallona xhins ngjyrë bojqelli, këpucë ngjyrë bezh. Ai është i gjatë 1.80 cm.
Familjarët luten se kush ka informacion për Artan Sulejmanin ti kontaktojë ata në numrat e mëposhtëm 0682130838 ose në 042321668.
(m.a/News24/BalkanWeb)