E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shtrenjte te arsimohesh

Shkollimi duket se do t’i kushtoje shtrenjte kete vit shqiptareve. Plot 73 perqind eshte rritja e cmimeve te teksteve dhe artikujve te tjere shkollore, krahasuar me nje vit me pare.

Nderkohe qe subvencioni ka zbritur nga 70 ne 50 perqind. Shifra konfirmohet nga INSTAT, i cili ka publikuar raportin mbi indeskin e cmimeve te konsumit per muajin shtator.

Ne teresi rritja e cmimeve per muajin shtator ka qene 2.7 per qind, nderkohe qe ne te njeten peirudhe te vitit te kaluar rritja ka qene 4.4 per qind.

Rritja e cmimeve megjithese e vogel krahasuar me nje vit me pare vjen si shkak i mbylljes se sezonit te prodhimit vendas.

Kjo duket tek produkte te tilla si zarzavatet apo dhe arikutj e tjere bujqesor.

Megjithese ne bote, ka nisur nje vale e uljes se cmimeve me ritme te larta, ky fenomen sipas eksperteve mund te reflektohet ne vend ne nje periudhe me te vonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›