E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, qëllohet me armë djali i një bisnezmeni

LEZHë- Në qytetin e Lezhës rreth orës 15:53 janë dëgjuar krisma armësh, të cilat kanë detyruar policinë të shkojë drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se me të shkuar në lagjen nga ku u dëgjuan krismat, policia ka gjetur vetëm gëzhoja, jo prezencë gjaku.

Pasi policia ka nisur hetimet ka mësuar se të shtënat ishin drejtuar ndaj një 18-vjecari me inicialet F. C. Drejt tij kanë qëlluar nga një makinë dy persona të armatosur. Policia e Lezhës deklaron se 18-vjecari ishte i biri i një bisnezmeni, ndërsa ka shpëtuar fatmirësisht prej goditjeve me armë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, dy persona të armatosur dhe në makinë pasi janë konfliktuar me 18 vjecarin F.C, para banesës së këtij të fundit, më pas kanë tentuar ta vrasin atë. Policia shprehet e paqartë se cili mund të jetë konflikti mes tyre, ndërsa emrat e autorëve nuk bëhen të ditura për arsye hetimi.

Ndërkohë dyshimet e një vrasjeje të mbetur në tentativë lidhen edhe me të atin e 18 vjecarit, një biznesmen i njohur në Lezhë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›