E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Berisha, i përgjigjet Ramës: Gati dëmshpërblimet

TIRANE- Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë banorët e përmbytur në zonën e nënShkodrës por dhe ata në Maliq një ditë pas akuzave që kreu socialist Edi Rama hodhi nga Sheqerasi në adresë të qeverisë dhe të kryeministrit për premtime të pambajtura në drejtim të banorëve në zonat e përmbytura. Kryeministri Berisha përballë deputetëve të tij deklaron se vendimi për dëmshpërblimin do të merret shumë shpejt.

“Këto ditë ne marrim vendimin për dëmshpërblimin e plotë të të gjitha zonave të përmbytura. Dëmshpërblimi do të jetë i plotë shtëpi për shtëpi. Qeveria do ti qëndrojë fjalës që ka dhënë, do të cdëmtohen ata që janë dëmtuar. Kudo, edhe në Maliq, po të ketë të dëmtuar ne u qëndrojmë plotësisht detyrimeve tona.” theksoi kryeministri.

Berisha madje ka shkuar dhe më tej për tu përballur me akuzat e kryetarit të PS-së , kur tha se përmirësimi i infrastrukturës do të vazhdojë, investimet në ujësjellësa gjithashtu apo rritja e pagave dhe pensioneve, sic tha ai, ashtu sikurse është premtuar.

Kreu i selisë rozë akuzoi të premten qeverinë se po fsheh krizën ekonomike dhe se rritja e pagave dhe pensioneve ishte një tjetër mashtrim, pasi rritja e cmimeve kishte rimarrë atë rritje që qeveria kishte bërë në korrik të një viti më parë.
Nga Sheqerasi, të dielën Rama akuzoi qeverinë se kishte mashtruar jo vetëm banorët e Shkodrës duke thënë se askush nuk ka marrë më tepër se premtime dhe gënjeshtra.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›