Lezhë, reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje
Përmbytje në rrugët e qytetit të Lezhës si rezultat i reshjeve të rëna një ditë më parë. Probleme serioze kanë pasur rreth 50 shtëpi në qendër të qytetit si dhe shkolla e mesme e bashkuar të cilat gjenden totalisht nën ujë.
LEZHE- Reshjet e shumta të rëna pasditen e së dielës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugët e qytetit të Lezhës. Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje të dendura shiu shoqëruar edhe me breshër që qyteti i Lezhës të përmbytet sërish. Në përmbytjen e rrugëve të qytetit krahas reshjeve ka ndikur edhe bllokimi i kanalizimeve dhe pusetave. Ndërkohë edhe në fshatrat përreth Lezhës ka patur probleme në përmbytje, në fshatin Ishull Lezhë janë krijuar probleme serioze për shkak të reshjeve të rëna pasditen e djeshme. Situata është tepër kritike veçanërisht në qendër, mbi 50 shtëpi si dhe shkolla e mesme e bashkuar janë të rrethuara totalisht nga uji. Banorët shprehen se nise ky problem nuk do të marrë zgjidhje ata do të protestojnë duke bllokuar edhe rrugën nacionale. Situata vazhdon të jetë tepër alarmante ndonëse reshjet kanë pushuar. (a.r/news24/balkanweb)