E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbushet Fierza, rreshjet e dendura shtojnë prurjet

Liqeni i Fierzës ka arritur kuotën 290 m ku prurjet e ujit kanë qenë 420 m3 për sekond. Reshjet e dendura të shiut e dëborës të rëna ditët e fundit, kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e liqeneve e hidrocentraleve në lumin Drin. 

TROPOJE- Reshjet e dendura të shiut e dëborës të rëna ditët e fundit, kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e liqeneve e hidrocentraleve në lumin Drin.
Liqeni i Fierzës ka arritur kuotën 290 m ku prurjet e ujit kanë qenë 420 m3 për sekond. Në punë janë vendosur 4 turbinat përgjatë 24 orëve.
Gjendja aktuale e rezervave ujore dhe prurjeve paraqitet mjaft e mirë. Si rezultat i reshjeve të dendura prurjet e ujërave po arrijnë pikën maksimale 296 m në Hidrocentralin e Fierzës ndërkohë që prurjet aktualisht shënojnë nivelin prej 290 m.(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›